Në fjalët përfundimtare në gjyqin e madh ndaj ish-krerëve të UÇK-së, deklaratat përmbyllëse është duke i dhënë mbrojtës i viktimave, Sajmon Loz.
Ai tha se parashtrimi i mbrojtjes së viktimave mbështetet në rrëfime të dhimbshme e emocionale, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, ai thotë se sado të rënda janë, këto rrëfime nuk kanë vërtetuar lidhjen e individëve dhe ligjore që qëndron me krimet për të cilat ngriten akuzat, ashtu siç kanë deklaruar edhe mbrojtja e çlirimtarëve.
Loz shtoi se mbrojtja e viktimave nuk është munduar të vërtetojë lidhjen mes viktimave dhe konkretisht Rexhep Selimit, por edhe të akuzuarve të tjerë.
“Kjo është punë e Prokurorisë”, tha ai






