-2.5 C
New York
Friday, January 17, 2025

Buy now

Mbreti Zog, e bëri kundërshtarin e tij të madh ambasador në ShBA

- Advertisement -

Shkruan: Hisen Berisha!

Deri me 23 Dhjetor 1988, në skenën politike, Rusia i ka determinuar liderët rajonal në Ballkan. Nga ajo datë s’ka mundur të jet kush lider i proceseve pa miratim të ShBA.

Prej 23 dhjetorit ’88, ai person që është mbështetë nga ShBA, ka udhëheqë me shqiptaret.

Statusi “non grata” dhe fatururimi si stisje SOROS-iane, bie ndesh me përkrahjen që Dr. Berishës deklaron për Kurtin, i cili të vetmen vizitë zyrtare në zyrën e tij të partisë, e pati Aleksandër Sorosin.
Kjo përkon me logjikën kurtiane në Kosovë, kur Kryeministrit, iu kërkua të shkarkoj zëvendësin e tij nga Lista serbe, që thoshte se kumbara im serb, është me i mirë se ata të partive tjera.

Vendimi i DASH nga SHBA, është i nënshkruar nga sekretari shtetit, por për çdo vendim në SHBA edhe lobohet!
Edhe për ndërhyrje në Serbi ‘99, kanë lobuar, por në fund është bërë vendim i shtetit, me nënshkrim nga zyrtari shtetëror, jo nga lobuesit.

Kjo çfarë ndodhi në Tiranë është platforma e njëjtë si ajo e viti ’97, që shkruhej si e tillë nga qarqe antishqiptare e propagohej si trakt nga media të kohës atëherë dhe sot “Koha Jonë”.

Tani janë ngritur ish-milicia dhe sigurimi shtetëror i diktaturës, me i eliminua nacional demokracinë shqiprare, përmes të dy liderve demokrat apo dy taborëve të të njëjtit trung partiak.

Sapo hyri Shqipëria në KS/OKB, në vend të mbështetjes së politikave që do ta forconin Kosovën, destabilizohet Shqipëria për çështje të ngushta partiake, politikë e gabuar dhe tradicionale tashmë në Shqipëri.

Nëse është bërë proces demokratik, është rithemeluar partia (PDSH), është dërguar procesi në Gjykatë, duhet pritur vendimin e Gjykatës, pastaj ti kërkohet qoftë edhe policisë ta ekzekutojnë, duke larguar kryetari ilegal nga zyrat.

Në vlerësimin tim, zgjidhja do të ishte që lideri historik i dem9kracisë në Shqipëri Dr. Berisha, të hapte “zyrën e opozitarizmit jashtë parlamentar” dhe të priste vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Te mbështetë Lulin, se pro amerikanizmi ndërtohet edhe pa Sali Berishën. Njëkohësisht të godiste keq qeverisjen socialiste atje.
Mbreti Zog, e beri kundërshtarin e tij me të madh politik Faik Konicen, ambasador në ShBA.
Ketë duhej të bënte Berisha, të priste vendimin e Gjykates në Paris dhe të lobonte në ShBA për ndryshim të vendimit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit