19.7 C
New York
Monday, May 19, 2025

Buy now

Mbreti i shkruan Bidenit pasi u diagnostikua me kancer

- Advertisement -

Mbreti i ka shkruar ish-presidentit amerikan Joe Biden, pasi ai u diagnostikua me një formë agresive të kancerit të prostatës, tha Buckingham Palace.

Charles, i cili poashtu po trajtohet për kancer, priti Bidenin për çaj dhe biseda në Windsor gjatë korrikut të vitit 2023.

Pos Mbretit, edhe politikanë të tjerë i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje Bidenit pas diagnozës së tij me sëmundjen. 82-vjeçari, i cili është personi më i vjetër që ka shërbyer ndonjëherë si president i SHBA-së, u përshkrua si një “luftëtar” me njerëzit që i uronin atij një “shërim të shpejtë dhe të plotë”.

Sot, Bideni reagoi publikisht përmes rrjetit social “X”, ku falënderoi njerëzit për mesazhet e tyre.

Të ngjashme

Të fundit