3.7 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

“Mbreti i ri i luksit?” – BMW prezanton sedanin elektrik i7 që fillon me një çmim prej 120 mijë dollarësh

- Advertisement -

BMW prezantoi një sedan të ri luksoz elektrik të serisë 7, i7 xDrive60.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, EV-ja e ardhshme do të ketë një distancë të vlerësuar “deri në 482 kilometra” dhe një çmim fillestar prej 120,295 dollarë.

Blerësit e interesuar të makinave mund ta porositin i7 duke filluar nga sot dhe dërgesat pritet të fillojnë më vonë këtë vit.

I mbushur plot me karakteristika të teknologjisë së lartë, si një ekran masiv 8K teatri për pasagjerët mbrapa, BMW shpreson se i7 të bëhet një lider i segmentit në hapësirën gjithnjë e më të mbushur me sedan elektrik luksoz.

Sigurisht, seria 7 e prodhuesit të automjeteve ka mbajtur prej kohësh vendin si shprehja përfundimtare e luksit të markës (krahas serisë 8). Dhe BMW së fundi hoqi kurorën për markën luksoze më të shitur në SHBA nga Mercedes-Benz, por Tesla është në “këmbë”. 

https://youtube.com/watch?v=5XicWoou8C4%3Ffeature%3Doembed

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit