10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

“Mbreti” i ardhshëm i tenisit, Alcaraz mposht Djokoviçin në finalen e Wimbledonit

- Advertisement -

Teniseri spanjoll, Carlos Alcaraz shënoi një fitore të madhe në finalen e Wimbledonit ndaj Novak Djokoviçit.

Alcaraz fitoi me rezultatin 3:0 në sete ndaj serbit, duke e dominuar totalisht dhe s’kishte përfunduar një finale e tillë me këtë rezultat që një kohë të gjatë.

 

 

Në setin e parë Alcaraz fitoi me rezultatin 6:2, ashtu ndodhi edhe në të dytin (6:2). Kurse setin e tretë, spanjolli fitoi me rezultatin 7:6, që ishte edhe seti më i vështirë për të gjatë kësaj ndeshje.

Ky ishte titulli i dytë rresht i Wimbledonit për teniserin nga Spanja, Carlos Alcaraz.

21-vjeçari gjatë karrierës së tij, ka fituar: një US Open, një French Open dhe dy Wimbledona.

Kurse titullin e Australian Open nuk ka arritur ende ta fitoj, duke u kualifikuar vetëm deri në çerekfinale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit