Mediat britanike raportojnë se Mbreti Karl III ishte paralajmëruar që në vitin 2019 se emri I familjes mbretërore po keqpërdorej nga vëllai I tij.
Sipas disa emaileve, një person informoi pallatin mbretëror se Duka I atëhershëm I Jorkut kishte lidhje financiare “sekrete” me financierin kontrovers David Rowland, i cili dyshohet se po shfrytëzonte lidhjen mbretërore për përfitimin e tij.
Në gusht 2019, një person me njohuri për aktivitetet e biznesit të Andrew i dërgoi një email Princit të atëhershëm të Uellsit përmes firmës ligjore Farrer & Co.
Mesazhi pretendonte “keqpërdorimin e emrit të Familjes Mbretërore” nga Roëland dhe sugjeronte se Andrew e shihte marrëdhënien me këtë person më të rëndësishme sesa atë me familjen e tij.
Në një email të dytë personi në fjaë argumentonte se pa dyshim emri I familjes mbretërore ishte keqpërodur.
Akuza më serioze është se Rowland dyshohet se kreu pagesa ndaj Andrew në këmbim të një licencebankare dhe gjithashtu pagoi borxhet e ish bashkëshortes së tij Sarah Ferguson.
Ky rast nuk ka të bëjë thjesht me lidhjet e Andrew me Jeffrey Epstein. Siç duket ish princi nuk e ka keqpërdorur detyrën vetëm duke I ndarë informacione konfidenciale pedofilit amerikan, por edhe në raporte me persona të tjerë.
Informacionet e fundit ngrenë dyshimin se këto veprime t ëish princit, në fakt ishin të ditura edhe nga familja mbretërore shumë kohë më parë.






