Mbreti Charles nuk do të marrë kimioterapi sepse ai “nuk iu beson atyre”, ka pohuar një ekspert mbretëror.
Mbreti 75-vjeçar aktualisht po trajtohet dhe po shërohet nga një operacion i fundit në prostatë. Buckingham Palace konfirmoi diagnozën e tij të hënën.
Megjithatë, detajet rreth trajtimit në të cilin po kalon nuk janë bërë ende publike, por eksperti mbretëror Tom Bower ka pohuar se ai nuk do të marrë kimioterapi.
Ai tha: “Mbreti është adhurues i mjekësisë alternative. Ai gjithmonë ka argumentuar kundër kimioterapive. Ai është besimtar i madh i barërave natyrore dhe gjërat e tilla. Ai po merr këshilla nga Michael Dickson, i cili drejtoi vetë Institutin e Mjekësisë Alternative të Mbretit”, shkruan Daily Star.