3.8 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Mbreti Charles në panairin në Britani, mahnitet nga veshjet kombëtare shqiptare

- Advertisement -

Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla kanë vizituar një lagje verilindore të Londrës për të takuar përfaqësues të komunitetit, të cilët ofrojnë ndihma dhe mbështetje për refugjatët në Britani.

Gjatë vizitës së tyre, Mbretëresha dhuroi 25 lodra për qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar, për t’i dërguar fëmijëve që jetonin në hotelet e azilit, dhe një donacion në emër të mbretit që do të përdoret për ushqime.

Në një moment Mbreti i Britanisë së Madhe, Charles është ndalur në tryezën ku ndodheshin disa shtetase shqiptare.

Mbreti dhe Mbretëresha u mahnitën nga veshjet kombëtare shqiptare. Me kuriozitet dhe i mahnitur Charles III pyet vajzat se kur kanë mbërritur në Angli dhe a janë penduar që kanë shkuar.

Pjesë nga biseda:

Charles III: Kur keni ardhur në këtë vend, sa kohë më parë?

Vajza shqiptare: 5 vite

Charles III: Pesë vjet! Nuk jeni penduar apo jo? Pra ju mblidheni bashkë rregullisht në komunitet

Vajza shqiptare: Është kënaqësi, po përpiqemi të ndihmojmë njëri-tjetrin. Kjo është pjesë e Shqipërisë, heroi Shqipërisë!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit