Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa “dronë iranianë”, thotë Ministria e Mbrojtjes

- Advertisement -

Forcat Ajrore Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar rrëzuan “dronë të shumtë iranianë” gjatë natës, thotë Ministria e Mbrojtjes në një përditësim, ka raportuar BBC.

Ministria thotë se avionët luftarakë Typhoon dhe F-35 të Mbretërisë së Bashkuar vazhdojnë misionet e tyre mbrojtëse mbi Mesdheun Lindor, Jordaninë, Bahreinin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, mbështetën avionët e furnizimit me karburant ajër-ajër Voyager të RAF dhe helikopterët Merlin dhe Wildcat të Marinës Mbretërore.

Ajo shton se “masat e mbrojtjes së forcave në rajon vazhdojnë të jenë në nivelet më të larta” dhe se po “vazhdon të punojë ngushtë” me aleatët e saj.

 

Të ngjashme

Të fundit