Zyra e atasheut të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, në Ambasadën britanike në Prishtinë, ka përshëndetur organizimin e “Defender Europe”.
Përmes një postimi në “X”, nga zyra deklarojnë se është kënaqësi të shohësh FSK-në duke bashkëpunuar me SHBA-në, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë, për “Defender 25”.
“Është kënaqësi të shohësh FSK-në e Kosovës duke punuar së bashku me SHBA-në, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Turqinë në Ex Defender 25, këtu në Kosovë.
Gjithashtu pamë përpjekjet që dy nga ish-studentët tanë fantastikë të Akademisë Ushtarake Mbretërore Sandhurst – si të Këmbësorisë ashtu edhe të Specialistëve – po bëjnë për zhvillimin e forcës” thuhet në njoftim.