24.9 C
New York
Thursday, September 4, 2025

Buy now

Mbrëmja e fundit e Messit në tokën argjentinase?

- Advertisement -

Pak kush e ka vënë re, por sonte në “Monumental” të Buenos Aires mund të jetë hera e fundit që Lionel Messi do të luajë një ndeshje zyrtare me Argjentinën para tifozëve të tij.

Pas mesnate, “Albicelestet” përballen me Venezuelën dhe të gjitha gjasat janë që kapiteni legjendar të veshë fanellën e dashur bardhekaltër për të fundit herë në atdheun e tij.

Edhe pse Messi pritet të jetë pjesë e Kupës së Botës 2026, kalendari i ngjeshur i kompeticioneve tregon se Argjentina nuk do të zhvillojë më ndeshje zyrtare në shtëpi deri në vitin 2027.

Atë kohë, ylli i futbollit do të jetë 40 vjeç, çka e bën pothuajse të pamundur rikthimin e tij në fushë para publikut vendas.

Kështu, ndeshja e sotme mund të shënojë një moment historik dhe tepër emocional për argjentinasit, të cilët tashmë po përgatiten për t’i dhënë lamtumirën e vështirë ikonës së tyre më të madhe.

Të ngjashme

Të fundit