Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 10:00. Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar për mbledhjen e kabinetit qeveritar, ndonëse nuk janë bërë të ditura pikat e rendit të ditës, megjithatë pritet që në këtë mbledhje të bëhet i ditur koeficienti i pagave, që deri më sot nuk është zyrtarizuar.
Ndryshe, më 22 dhjetor 2022, Ligji për Paga ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës, i cili parasheh ndryshim të pagave për punëtorët e sektorit publik, ndërsa më 4 janar ishte dekretuar nga Presidenca.
Vlera e koeficientit i cili nuk është caktuar akoma, pritet që të dërgohet për miratim në Kuvend.