5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Mblidhet qeveria, emëron 5 persona në një komision ad hoc

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sonte një mbledhje elektronike, ku ka emëruar Komisionin ad hoc për vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.

Në një komunikatë për media, Zyra e Kryeministrit i ka bërë me dije emrat e personave të emëruar:

1. Naim Gashi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, kryesues;

2. Naim Bardiqi, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, anëtar;

3. Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare;

4. Ahmet Gashi, U.d. i Udhëheqësit të Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, anëtar;

5. Besnik Aliu, Ekspert i jashtëm, anëtar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit