Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë, Hajdar Beqa, ka mbajtur sot një takim me strukturat e Degës dhe kandidatin për Kryetar të Komunës, Ervin Shabani.
Beqa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe unitetit brenda strukturave të PDK-së në Gjakovë, duke vlerësuar se puna e bërë gjatë fushatës është bazë e mirë për të ardhmen e partisë në këtë komunë.
Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i hapur dhe konstruktiv lidhur me përfundimin e procesit zgjedhor, analizimin e rezultateve si dhe orientimin e hapave të ardhshëm të Degës, me qëllim të forcimit dhe konsolidimit të mëtejshëm të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë.






