21.4 C
New York
Thursday, April 24, 2025

Buy now

Mblidhet kryesia e AAK: Diskutojnë për ngërçin politik dhe zgjedhjet komunale

- Advertisement -

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë, në të cilën u diskutua situata politike në vend.

“Në këtë mbledhje të Kryesisë, po ashtu u diskutua edhe për agjendën e aktiviteteve të Aleancës në nivel lokal, kjo në frymën e përgatitjeve për zgjedhjet komunale, si dhe për përgatitjet për shënimin e 25-vjetorit të Aleancës, i cili do të mbahet më 2 maj, në Hotel Venus, në orën 17:00”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Aleancës, u diskutua për situatën politike në vend, ngërçin politik dhe nevojën e krijimit të institucioneve që kanë dalë si rezultat i zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Në këtë mbledhje të Kryesisë, po ashtu u diskutua edhe për agjendën e aktiviteteve të Aleancës në nivel lokal, kjo në frymën e përgatitjeve për zgjedhjet komunale, si dhe për përgatitjet për shënimin e 25-vjetorit të Aleancës, i cili do të mbahet më 2 maj, në Hotel Venus, në orën 17:00.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme të Kryesisë, u përkrah propozimi i kryetarit Haradinaj që anëtar i KQZ nga radhët e Aleancës të jetë Muharrem Nitaj

Të ngjashme

Të fundit