Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do ta mbajë mbledhjen e radhës.
Aty pritet të diskutohet për rezultatet nga rinumërimi, dhe mundësia që të ketë një rinumërim të plotë në gjithë Kosovën.
Lajmi është bërë i ditur mëngjesin e së hënës nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se sot (e hënë, 19 janar 2026, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është raporti nga procesi i rinumërimit të deritashëm të vendvotimeve”, njoftoi Elezi.
Më 13 janar, KQZ kishte vendosur për rinumërimin e 914 vendvotimeve që i takojnë të gjitha komunave të Republikës së Kosovës. Në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut).
Pas rinumërimit, ka dalur se shumë kandidatët kanë humbur mijëra vota, që do të thotë se mundësia për dallavere është e madhe.






