6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Mbledhje e jashtëzakonshme e Prishtinës, VV dhe PDK pritet ta zgjedhin kryesues Fehmi Kupinën e shkarkuar nga LDK

- Advertisement -

Kuvendi Komunal i Prishtinës pritet të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme, me vetëm një pikë të rendit të ditës. Zgjedhjen e kryesuesit të ri.

Kur kanë kaluar 13 ditë nga shkarkimi i Pëllumb Bajqinovcit nga pozita e Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, subjektet politike përflitet se i kanë siguruar numrat për emërimin e kryesuesit të ri.

Ekonomia Online mëson se partitë opozitare në Prishtinë, si kandidat konsensual do të propozojnë Fehmi Kupinën, ish-kryesues nga radhët e LDK-së.

“Seanca është thirrur për të enjten dhe besojmë se kandidat i vetëm do të jetë Fehmi Kupina, i cili ka kaluar si i pavarur”, kanë bërë të ditura burime të partive politike në Kryeqytet.

Fehmi Kupina ka qenë Kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës për një kohë të gjatë dhe pasi kishte pakënaqësi më LDK-në, të cilës i ka shërbyer disa dekada, kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit për të kaluar si këshilltar i pavarur.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit