Sot është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, me të vetmen pikë të rendit të ditës – konsultimin mes partive politike lidhur me veprimet pas mos-përzgjedhjes së nënkryetarit të pestë nga radhët e pakicës serbe.
Në këtë mbledhje nuk morën pjesë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Nga ana tjetër, në takim ishin të pranishme nënkryetarja e Kuvendit nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, dhe nënkryetarja nga pakicat jo-serbe, Emilija Rexhepi.
PDK dhe LDK kishin paralajmëruar bojkotin, duke theksuar se seanca e kaluar është përmbyllur në mënyrë të kundërligjshme, pasi Kuvendi nuk është konstituuar plotësisht pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve.


