1.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit mbahet të hënën

- Advertisement -

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, do të mblidhet të hënën ku është paraparë që të diskutohen disa pika.

Përmes një komunikate për media, njoftohet se mbledhja do të fillojë nga ora 11:00.

Ndërsa disa nga pikat që përfshin rendi i ditës janë, zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radha e komunitetit serb, vazhdimi i debatit parlamentar për politikë të jashtme,  Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit.

Komunikata e plotë:

Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

  1. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale,

III. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

 ​

IV. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:

8.      Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,

V. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 12 prill 2022:

1. Vazhdimi i debatit parlamentar për politikën e jashtme.

VI. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prilldhe 11 maj 2022:

7. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

VII. Përgatitjet për Seancë plenare të re të radhës:

1.      Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.      Pyetjet parlamentare,

3.      Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

4.      Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-113 për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës,

5.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-133 për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

6.      Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit.

VIII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit