Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se mbledhja e sotme e Këshillit të VV-së u mbajt në objektin e Universitetit të Prishtinës, i cili është institucion i pavarur.
Sot, në objektin e Universitetit të Prishtinës, një institucion i pavarur që duhet të ruhet nga ndikimet politike, u mbajt mbledhja e Këshillit të VV-së.” ka shkruar ajo.
Tutje Lushaku-Sadriu ka thënë se VV-ja jo vetëm që nuk i respektoi vendimet e UP-së por e përdori atë si vegël politike.
Postimi i plotë:
INSTITUCION I DIJES apo INSTUMENT POLITIK
Sot, në objektin e Universitetit të Prishtinës, një institucion i pavarur që duhet të ruhet nga ndikimet politike, u mbajt mbledhja e Këshillit të VV-së.
Partia më e madhe në vend VV-ja, edhe pas marrjes së vendimit nga UP, sërish jo vetëm që nuk e respektoj pavarësinë institucionale të UP-së, por e përdori atë si vegël të vet politike.
Kjo është mënyra si ngulfatet pavarësia institucionale e cënohet funksionaliteti i shtetit!