Gazetari Baton Haxhiu tha se është lutje nga ana e Kurtit për kryeministrin shqiptar Edi Rama që të jetë në mbledhjen e kuvendeve Kosovë-Shqipëri.
“Fakti që Kurti e lutë z.Rama për një takim të përbashkët dhe ky ia plotëson këtë dëshirë, (e ka lutë, natyrisht), po qysh kish ardhë Edi Rama pa e ftu dikush? Pse qysh ka pas me ardhë?”, tha Haxhiu në Pressing, transmeton Express.
“Fakti që Edi Rama vjen me një kërkesë të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, tregon një zbythje të kësaj qeverie dhe këtij Kuvendi, ndaj armiqësisë që këto dy institucione e kanë pas ndaj qeverisë dhe kuvendit të Shqipërisë, më pak ndaj Kuvendit dhe më shumë ndaj qeverisë”, tha Haxhiu.