Home Lajme Mbledhja e Asamblesë së PS-së, Rama pyetet se a e kishte kërcënuar Arben Ahmetajn

Mbledhja e Asamblesë së PS-së, Rama pyetet se a e kishte kërcënuar Arben Ahmetajn

0
Mbledhja e Asamblesë së PS-së, Rama pyetet se a e kishte kërcënuar Arben Ahmetajn

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk iu përgjigj asnjë pyetje në lidhje me deklaratat e ish-zëvendësit të tij, Arben Ahmetaj.

Në fillim të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama foli para gazetarëve, duke mos iu përgjigjur asnjë pyetje që lidheshin me intervistën e Ahmetajt.

“Është një mbledhje pune, raportimesh dhe diskutimesh në lidhje me hapat e tjerë në funksion për të riorganizuar Partinë Socialiste”, tha Rama. Kur u pyet nëse kishte kërcënuar ish-bashkëpunëtorin e tij, Rama vijoi “Partia Socialiste është në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe jemi të vetëdijshëm për hapjen e Partisë për të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë. Nuk kemi sot asnjë plan për të bërë ndryshime. Jemi sot këtu për të bërë një analizë”.

 

Exit mobile version