10.9 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Mbjelljet vjeshtore kanë kaluar fazën optimale

- Advertisement -

Mbjelljet vjeshtore kanë kaluar fazën optimale kalendarike, megjithatë kushtet klimatike dhe temperaturat e lejueshme për mbjellje janë duke u shfrytëzuar nga fermerët.

Janë këto pamje në vlugun e punës në procesin e mbjelljes në arat e fermerit Dukagjin Deda, i cili mbjell rreth 80 hektar grurë këtë vit për mbjelljet vjeshtore. Sipas tij, pavarësisht afateve kohore duke ia shtuar imputet do ta shfrytëzohet koha e mirë për shtimin e sipërfaqeve të mbjella me grurë.

“E kuptoj se mbjellja optimale ka përfunduar, por meqenëse koha është duke marrë shumë mirë edhe ne po e shfrytëzojmë këtë kohë që t’i përfundojmë mbjelljet në kohë të caktuar”, th Deda.

Kurse agronomi Mehdi Mulaj konsideron si të rëndësishme dhe inkurajuese gatishmërinë dhe përkushtimi i fermerëve, të cilët janë duke i përmbushur objektivat për mbjelljet vjeshtore.

“Ne fillimisht i kemi bërë identifikimin e imputeve, furnizimin me impute bujqësore d.m.th. me plehra, me fara dhe e kemi pa që tregu ka qenë mjaft i furnizuar mirë edhe interesimi i fermerëve në këtë vit është shumë i madh për mbjelljen e kulturave lavërtare, konkretisht për grurin”,tha Mulaj.

Profesori universitar, Imer Rusinovci, e konsideron të rëndësishëm shtimin e hapësirave të mbjella me grurë, e cila krijon mundësi më shumë për më pak import drithërave.

“Pavarësisht atyre që rekomandojnë për mbjelljet e tetorit, falë kushteve klimatike që po mbretërojnë edhe java e parë e nëntorit përkon me mbylljen të masës së fundit agroteknike me mbjelljen e kësaj kulture që e ka karakterin prodhues dhe strategjik”, tha Rusinovci.

Duke mbjellë sa më shumë hapësira të arave me drithëra, posaçërisht me grurë, mundësohet zbutja e importeve që për kultura të cilat përkojnë me kontura tona agroekologjike importi i tyre nuk justifikohet thonë ekspertë te kësaj fushe.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit