Obeziteti është një sëmundje komplekse që përfshin një sasi të tepërt të dhjamit në trup. Ka shumë arsye pse disa njerëz kanë vështirësi në shmangien e mbipeshës. Zakonisht, rezulton nga një kombinim i faktorëve të trashëguar, të kombinuar me mjedisin, dietën personale dhe zgjedhjet e ushtrimeve
Prof.Ass.Dr. Ferat Sallahu – Kirurg
Klinika e Kirurgjisë Abdominale – QKUK
E-mal:[email protected]
Tel.+38344599991
Obeziteti nuk është vetëm një shqetësim kozmetik. Ai është një problem mjekësor që rrit rrezikun tuaj për sëmundje të tjera dhe probleme shëndetësore. Të tilla janë sëmundje si: të zemrës, diabet, presion të lartë të gjakut dhe kancere të caktuara. Lajmi i mirë është se edhe humbja modeste e peshës mund të përmirësojë ose parandalojë problemet shëndetësore të shoqëruara me mbipesha. Ndryshimet dietike, rritja e aktivitetit fizik dhe ndryshimet e shprehive mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë.
Sipas të dhënave të OBSH-së rreth dy të tretat e popullsisë adulte në shumicën e vendeve evropiane nuk janë mjaftueshëm fizikisht aktiv për të siguruar dhe mbajtur një mirëqenie shëndetësore dhe 42 % nuk kryejnë asnjëherë një aktivitet fizik. Andaj veprimi që duhet të synojë të sigurojë një ekuilibër optimal të energjisë duke stimuluar një dietë të shëndetshme dhe aktivitet fizik.
Trajtimi dhe parandalimi
Trajtimi i obezitetit kërkon një kujdes afatgjatë. Komunikimi dhe motivimi janë çelësi për çdo marrëdhënie produktive ndërmjet mjekut dhe pacientit, kjo është veçanërisht e rëndësishme në pacientët obezë.
Pacientët obezë nuk duhet të stigmatizohen. Sipas një studimi të kryer në University of Cambridge mjekët konfirmojnë se 54% raste të adultëve me obezitet janë bullizuar në vendin e punës. Kjo është shumë e rëndësishme dhe për fëmijët dhe adoleshentët, të cilët shpesh stigmatizohen në shkollë, duke u shkaktuar një sërë vuajtesh. Nëse është e mundur për më shumë fitnes rekomandohet vrapi, gjimnastika, noti, ose të shkosh në punë me biçikletë sesa me makinë.
Trajtimi medikamentoz. Medikamentet për mbipeshën dhe obezitetin duhet të përdoren vetëm si shtesë e terapisë për ndryshimin e stilit të jetesës (regjim ushqimor dhe aktivitet fizik) dhe jo vetëm medikamente.
Trajtimi kirurgjikal
Klasifikimi i obezitetit
Për vlerësimin e shkallës së obezitetit përdoret indeksi i masës trupore BMI. Vlerat normale janë 18.8-24.9.
Kirurgjia bariartrike rekomandohet në pacientët me BMI ˃ 40 dhe në pacientët me BMI BMI ˃ 35 dhe kanë një ose më shumë komplikacione të lidhura me obezitetin.
Parandalimi: Është më mirë të parandalosh sesa të trajtosh. Parandalimi parësor: të parandalosh shfaqjen e mbipeshës ose obezitetit. Parandalimi dytësor: të parandalosh rritjen e mëtejshme në peshë dhe parandalimi i komplikimeve të lidhura me peshën në pacientët tashmë obezë dhe, Parandalimi terciar: të trajtosh me terapi për uljen në peshë në mënyrë që të eliminosh, ose të përmirësosh komplikimet e lidhura me peshën dhe të parandalosh progresionin e sëmundjes.
P.sh., gjatësia juaj është 170 centimetra; pesha juaj është 65kg. Atëherë, ju e bëni një kalkulim të tillë per Body mass indexin tuaj, 65 : (1.7 * 1.7) = 22.5. BMI
Si mund ta dini nëse jeni mbipeshë?
Sidoqoftë, vetëm vlera e indeksit trupor nuk bënë ndonjë përfundim në lidhje me shëndetin tuaj. Kështu, është e nevojshme të merret parasysh tabela e indeksit, e cila përcakton: Obeziteti diagnosifikohet kur indeksi i masës trupore (BMI) është 30 ose më i lartë .
BMI Statusi i peshës
▪ nën 18.5 – nënpeshë
▪ 18.5-24.9 – normal
▪ 25.0-29.9 – mbipeshë
▪ mbi 30.0 – obezitet
Për shumicën e njerëzve, BMI ofron një vlerësim të arsyeshëm të dhjamit në trup. Sidoqoftë, BMI nuk mat drejtpërdrejt yndyrën e trupit, kështu që disa njerëz, siç janë atletët muskulorë, mund të kenë një BMI në kategorinë e mbipeshës edhe pse nuk kanë dhjam të tepërt trupor.
Çfarë është operacioni për humbje peshe i ashtuquajturi “Gastric Sleeve” (mënga gastrike)
Shpesh herë ndodh që metodat e dobësimit të përdorura për vite me radhe, si dieta ushqimore apo ushtrimet fizike nuk funksionojnë. Duke ditur rreziqet dhe problemet që shkakton obeziteti, lind nevoja të mund të aplikohen metodat më bashkëkohore të përdorura për rënien në peshë.
Zvogëlimi i stomakut (Gastric Sleeve) është teknikisht një intervenim që përfshin heqjen e kthesës së madhe të stomakut (curvatura major) dhe bashkohet pjesa e mbetura së bashku për të bëre një stomak ose “mëngës” së re me madhësi të zorrëve. Me vetëm një pjese të vogël (rreth 1/10 e madhësisë së stomakut tuaj origjinal), do të ndiheni të ngopur shumë më shpejt se më parë. Nuk do te jeni në gjendje të hani aq shumë sa dikur, gjë që ju ndihmon të humbni peshë. Gjatë këtij interventi hiqet pjesa e stomakut tuaj në të cilën prodhohet hormoni që rrit oreksin tuaj. Me anë të kësaj kirurgjie, vëllimi i stomakut që është normalisht 1.5-2 litra reduktohet ne 30-150 ml (përafërsisht sa një banane). Qëllimi është të zvogëlohet sasia e ushqimit që mund të konsumohet në të njëjtën kohë, megjithatë, nuk ndërhyhet në mekanizmin natyror të sistemit tretës në mënyrë të tillë që të reduktojë përthithjen.
Përparësitë kryesore të mangës gastrik është se ajo nuk ndryshon mekanizmin natyror-fiziologjik të sistemit tretës dhe për ketë arsye nuk çon në mangësi vitaminash dhe mineralesh, nuk shkakton sindromën e dumpingut, shkakton me pak ankesa të refluksit dhe nuk përfshinë zëvendësimin e çdo lënde të huaj në trup. Ndërsa disavantazhi i tij më i rëndësishëm përfshin rrezikun e gjakderdhjes postoperatore dhe rrjedhjes pasi ngjitja bëhet përmes një stapleri relativisht më të gjatë, pra vijës së
prerjes dhe faktin që është një procedure e pakthyeshme, ndryshe nga kirurgjia e Bypass Gastrik.
Pavarësisht se moskthimi i stomakut duket fillimisht si një gjendje negative, efektet e mangës gastrike në jetën e përditshme janë padyshim në nivele të pranueshme pasi të kapërcehen rreziqet kirurgjikale në periudhën e hershme postoperative. Ankesat si nauze, të vjella dhe dhimbje janë jashtëzakonisht të rralla nëse pajtueshmëria e pacientit me rregullat e të ngrënit është e mirë, pas operacionit të kryer. Refluksi është i vetmi efekt anësor që mund të ndikoje në komoditetin e jetës në periudhën pas operacionit. Pothuajse një në çdo 5 pacient përjeton refluks në vitin e parë pas operacionit, por kjo përqindje bie në 3% pas 3 vitesh.
Ky operacion kryhet kryesisht si pjesë e një qasjeje me faza për humbjen e peshës në mënyrë kirurgjikale. Aplikohet për pacientët:
• me indeks shumë të lartë të masës trupore (BMI)
• diabetikët
• pacientlt me presion të lartë të gjakut
• me apnea të gjumit
• pacientet në rrezik për t’iu nënshtruar anestezisë ose një procedure më të gjatë për shkak të problemeve të zemrës ose mushkërive.
Ndër arsyet më të mëdha për marrjen e këtij vendimi mund të konsiderohet prania e një mëlçie të zmadhuar.
Si kryhet kirurgjia e zvogëlimit te stomakut (Gastric Sleeve)?
Kirurgjia e zvogëlimit të stomakut është një procedure kirurgjikale në të cilën kapaciteti i stomakut zvogëlohet me rreth 75%, për të ndihmuar në humbjen e konsiderueshme të peshës afatgjate.
Kirurgjia e mangës gastrike kryhet me metodën laparoskopike. Kirurgu realizon disa prerje të vogla në barkun tuaj, duke përdorur një teleskop të hollë, të gjatë, me një kamerë të vogël në fund. Instrumentet e vendosura nëpër këto prerje do të përdoren për të hequr rreth 75% të stomakut tuaj. Kirurgu juaj do të kryej procedurën kirurgjikale duke përdorur imazhe në një ekran televiziv në sallën e operacionit.
Kohëzgjatja e këtij intervenimi kirurgjikal është 1-2 orë në varësi të specifikave të secilit pacient. Periudha e qëndrimit në spital është zakonisht 2 ose 3 ditë.
Kush është kandidat i përshtatshëm për kirurgjinë e ngushtimit të stomakut?
Kandidatët e përshtatshëm për të kryer operacionin e ngushtimit të stomakut janë njerëzit që plotësojnë kushtet e mëposhtme:
• nëse rezultati juaj BMI (indeksi i masës trupore) është 40 ose më shumë.
• nëse indeksi juaj i masës trupore është 30 ose më shumë dhe keni kushte të tjera mjekësore, si diabeti i tipit 2 ose presioni i lartë i gjakut, kjo mund të përmiresohet duke humbur peshë.
• nëse jeni mjaftueshëm të shëndetshëm për të bërë anestezi të përgjithshme dhe operacion.
• nëse jeni të vendosur të humbni peshë dhe të ruani humbjen e peshës përmes ndryshimeve të stilit të jetesës dhe dietës.
• kur nuk kanë funksionuar përpjekjet e tjera për humbjen në peshë për të paktën gjashtë muaj duke ngrënë shëndetshëm, duke ushtruar dhe duke marrë medikamente përkatëse.
Përfitimet e Kirurgjise Bariatrike
Më poshtë janë renditur disa probleme shëndetesore , të cilat korrigjohen ose përmiresohen plotësisht pas operacionit bariatrik:
1. Apnea e gjumit: është një nga sëmundjet shoqëruese që përmirësohet shpejt pas operacionit. Ajo largohet pothuajse plotësisht në muajin e parë pas operacionit. Edhe pacientet që duhet të përdorin një pajisje CPAP rifitojnë një gjendje normale gjumi, pa pasur nevoje të përdorin një pajisje.
2. Diabeti i tipit 2: Procedura kirurgjikale duhet të përcaktohet në bazë të ashpërsisë së diabetit dhe nevojës për medikamente. Shkalla e rikuperimit të diabetit te pacientët me diabet arrin në 95%, në varësi të kirurgjisë së kryer. Në prani të diabetit të rendë te tipit 2, kufiri për kirurgjinë bariatrike bie nga BMI 35 ne BMI 30, sepse në një rast të tillë është një çështje e kirurgjisë metabolike. Ka shumë opsione kirurgjikale të destinuara drejtpërdrejt për diabetin. Nëse zgjidhen pacientet e duhur dhe procedurat e duhura, pacientit mund t’iu mundësohet ndërprerja e insulinës dhe të gjitha barnave të tjera në periudhën pas operacionit.
3. Hipertensioni: Hipertensioni i lidhur me obezitetin eliminohet me 70%, dhe zakonisht pacienti nuk ka nevojë të marrë ilaçe pas muajit të parë pas operacionit.
4. Insuficienca kardiake: Rreziku i atakut në zemër dhe insuficiencës së zemrës ulet ndjeshëm pas operacionit bariatrik.
5. Edema periferike: Kirurgjia bariatrike jo vetëm që kufizon volumin e stomakut, por edhe eliminon disbalancat hormonale. Prandaj, një zgjidhje e konsiderueshme e edemës vërehet që në ditët e para pas operacionit në pacientët me edemë periferike.
6. Vështirësia e frymëmarrjes, astma: Ka shume publikime që raportojnë një ulje të krizave të astmës pas operacionit bariatrik.
– Dislipidemia: Nivelet e larta të yndyrës në gjak kthehen menjëherë në normale, veçanërisht pas operacioneve malabsorbtive.
7. Ezofagiti: Meqenëse obeziteti është një faktor që çon në refluks, ezofagiti nga refluksi përmirësohet deri në një masë edhe pas operacionit.
8. Ulja e rreziqeve të procedurave të tjera kirurgjikale: Rreziku ulet ndjeshëm sidomos kur nevojiten ndërhyrje kirurgjiko- ortopedike.
9. Osteoartriti: Obeziteti është një sëmundje kronike e shoqëruar me ngjarje inflamatore në të gjitha indet. Proceset inflamatore në artikulacione zvogëlohen pas operacionit bariatrike. Është vënë re se dhimbja e shpinës dhe dhimbja e mesit përmirësohen ndjeshëm.
10. Tromboembolia: Obeziteti është një gjendje që rrit rrezikun e embolive dhe trombozave në ekstremitetet e poshtme. Këto rreziqe zvogëlohen pas kirurgjisë bariartrike.
Përveç këtyre, ndodh një përmirësim i caktuar në cilësinë e jetës dhe fertiliteti rritet deri në një nivel të caktuar pas operacionit bariatrik. Edhe pse është e vështire të tregohet fjalë për fjalë, komplikimet kardiovaskulare ulen ndjeshëm në një masë të caktuar pas këtyre procedurave kirurgjikale.
Si vepron zvogëlimi i lukthit?
Gjatë procedurës, afërsisht 75% e stomakut hiqet në mënyrë të tillë që të mbetët vetëm një stomak i hollë si tub, me trashësi të barabartë me atë të gishtit të madh. Kështu, sasia e ushqimit që mund të konsumohet në të njëjtën kohë zvogëlohet ndjeshëm në mënyrë që pacienti të ndihet i ngopur më herët. Ky është efekti kufizues i procedurës. Megjithatë, zvogëlimi i stomakut nuk është vetëm një operacion kufizues, por edhe një procedurë me efekte hormonale dhe metabolike. Pjesa e hequr e stomakut është pjesa që prodhon hormonin e urisë “Gastrina”. Heqja e kësaj pjese zvogëlon sasinë e hormonit nxitës të oreksit në gjak, dhe në përgjithësi çon në uljen e oreksit.
Meqenëqë në mekanizmin natyror të sistemit tretës nuk ndërhyhet, funksionet e tretjes dhe të përthithjes vazhdojnë normalisht pas zvogëlimit të stomakut. Prandaj, ai paraqet një rrezik shumë më të ulët të mungesës së vitaminave dhe mineraleve në krahasim me procedurat kirurgjikale që ndërhyjnë në përthithje.
Sa peshë humbet pas operacionit të tipit Gastrik Sleeve?
Obeziteti nuk është thjesht një çekuilibër midis konsumit të kalorive dhe marrjes se kalorive, siç mendohej fillimisht. Ka shume mekanizma hormonale që qëndrojnë në themel të mënyrës sesi njerëzit që kanë arritur në fazën e mbipeshës mund të humbin peshë vetëm duke reduktuar marrjen e kalorive.
Sleeve gastrektomia është një procedurë kirurgjikale që mund t’ju ofrojë një armë shumë të fuqishme për luftën tuaj kundër obezitetit, duke rivendosur mekanizma të tillë. Megjithatë, ajo nuk mund të jetë efektive vetëm, si të gjitha operacionet e tjera të obezitetit. Mbajtja e një sistemi të shëndetshëm ushqimor dhe ushtrimeve fizike, mund t’ju mundësohet të humbni 60-80% të peshës suaj të tepërt brenda periudhës së parë pas operacionit.
Përcjellja e pacientit pas gastrektomisë (Gastric Sleeve)?
Në këtë intervenim, si në te gjitha procedurat e tjera kirurgjikale për obezitetin, suksesi rritet drejtpërdrejt me kontrollet e vazhdueshme dhe vëzhgime strikte postoperative. Kontrolli i parë bëhet mesatarisht 7 deri ne 10 ditë pas operacionit. Në kontroll bëhen hulumtime për të gjetur gjurmët e ndërlikimeve të hershme të operacionit dhe për të konstatuar nëse ushqimi pas operacionit dhe funksionet e tjera të jetës janë normale.
Përveç kësaj, konsulta me Nutricionistin tonë para operacionit, në ditët e para pas operacionit, në ditën e 15-të kur do të filloni të konsumoni ushqime me përmbajtje homogjene, në vend të ushqimeve të lëngshme dhe pas muajit të parë pas operacionit, kur do të filloni të konsumoni ushqime të ngurta. Në kontrollet e vazhdueshme, kryhen kontrollet nëpërmjet analizave të gjakut si nivelet e sheqerit dhe insulinës, enzimat e mëlçisë, nivelet e vitaminave dhe mineraleve si dhe funksionet e veshkave. Nutricionisti do ju monitoron gjithashtu përbërjen e trupit tuaj dhe do të konfirmojë nëse keni humbur peshë pa humbje të masës muskulore.