14.4 C
New York
Monday, March 17, 2025

Buy now

Mbi një mijë qifte kërkojnë të bëjnë IVF në Gjinekologji

- Advertisement -

Sallat janë gati tash e ca muaj.

E përmes këtyre aparateve mjekësore në Repartin e IVF në Gjinekologji, shumë qifte të reja do të bëjnë kontrollet shëndetësore.

Kjo për të parë nëse plotësojnë kriteret që të realizojnë fertilizimin e asistuar mjekësor.

E interesimi sipas drejtuesve të këtij reparti duket të jetë i madh.

“Deri tani janë kry 630 konsulta edhe 390 paicenta janë që janë me termine të caktuara. Dmth bëhet fjalë për mbi 1000 qifte që janë lajmëru deri tash. Pritja pas caktimit të terminit për konsultë është shumë e shkurtë, është vetëm 5 deri në 7 ditë”, ka thënë Leandrit Bejtullahu, shef i repartit të IVF.

Ndërsa lidhur me kriteret, Bejtullahu tregon se ku nuk do të ketë kufizime në të ardhmen.

“Ajo që është një kriter i gjerë, faktikisht kriter që aplikojnë prej fillimit është çështja e moshës së femrave. Edhe për momentin është kufizim, unë mendoj që në të ardhmen s’ka me qenë kufizim, e kam sqaru edhe më herët, kur të furnizohemi me qeliza të donatorëve dmth kur kemi dhurues të qelizave edhe femërore edhe mashkullore”, tregon ai.

Sipas tij, gratë mbi moshën 44 vjeçare nuk rekomandohet të bëjnë invitro fertilizimin homolog.

Fekondimi in Vitro (IVF) është një teknikë e avancuar e riprodhimit të asistuar që ndihmon çiftet që përballen me probleme të infertilitetit për të arritur shtatzëninë.

Kjo procedurë përfshin disa hapa kompleksë dhe është një nga metodat më efektive për trajtimin e infertilitetit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit