7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

“Mbi gjysma e popullsisë së botës do të jenë me mbipeshë deri më 2035”

- Advertisement -

Sipas një raporti të ri, më shumë se gjysma e popullsisë së botës do të jenë me mbipeshë deri në vitin 2035.

Atlasi i Federatës Botërore të Obezitetit 2023 parashikon që 51% e botës, ose më shumë se 4 miliardë njerëz, do të jenë me mbipeshë brenda 12 viteve të ardhshme.

Normat e obezitetit po rriten veçanërisht shpejt tek fëmijët dhe në vendet me të ardhura më të ulëta, zbuloi raporti, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Duke i përshkruar të dhënat si një “paralajmërim të qartë”, Louise Baur, presidente e Federatës Botërore të Obezitetit, tha se politikëbërësit duhet të vepronin tani për të parandaluar përkeqësimin e situatës.

“Është veçanërisht shqetësuese të shohësh se normat e obezitetit po rriten më shpejt tek fëmijët dhe adoleshentët”, tha ajo në një deklaratë.

“Qeveritë dhe politikëbërësit në mbarë botën duhet të bëjnë gjithçka që munden për të shmangur kalimin e kostove shëndetësore, sociale dhe ekonomike tek brezi i ri.”

Megjithatë, autorët thanë se nuk po fajësojnë individët, por bëjnë thirrje për një fokus në faktorët shoqërorë, mjedisorë dhe biologjikë.

Raporti përdor indeksin e masës trupore (BMI) për vlerësime, një numër i llogaritur duke pjesëtuar peshën e një personi në kilogram me gjatësinë e tij ose saj. Në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një rezultat BMI mbi 25 është mbipeshë dhe mbi 30 është i trashë.

Në vitin 2020, 2.6 miliardë njerëz binin në këto kategori, ose 38% e popullsisë së botës.

Raporti zbuloi gjithashtu se pothuajse të gjitha vendet që pritet të shohin rritjen më të madhe të obezitetit në vitet e ardhshme janë vendet me të ardhura të ulëta ose mesatare në Azi dhe Afrikë.

Të dhënat do t’u paraqiten politikëbërësve të Kombeve të Bashkuara dhe vendeve anëtare javën e ardhshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit