1.6 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Mbi 9 milionë euro grante për projektin “Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Kosovë”

- Advertisement -

Është nënshkruar një marrëveshje granti me vlerë prej 9 milionë franga (9.6 milionë euro), për financimin e fazës së dytë të projektit “Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Kosovë”.

Firmosja u bë sot nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë Jürg Sprecher.

Programi, me një vlerë totale prej rreth 20 milionë frangash zvicerane (21.3 milionë euro), do të zbatohet në tri faza, bëhet e ditur në kumtesë.

Aty tutje thuhet se  faza e parë ka pasur një financim prej 8.6 milionë franga (9.1 milionë euro), ndërsa ky grant i ri, i ofruar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), do të mbështesë fazën e dytë të projektit.

“Ky projekt ka për qëllim mbrojtjen dhe menaxhimin efikas të burimeve ujore, përmirësimin e infrastrukturës ujore, reduktimin e ndotjes së ujërave dhe rritjen e efikasitetit të përdorimit të ujit në Kosovë”, shkruan në komunikatën e ministrisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit