Pas më shumë se 35 orësh pauzë nëpër Qendra të Numërimit, nga ora 16:00 e 1 janarit është paraparë të rifillojë puna për numërimin dhe verifikimin e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.
Deri më tani janë procesuar 2,009 nga 2,557 vendvotime apo 78,57%, sipas ueb-faqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që mban orën e përditësimit 15:40 të datës 1 janar, ani pse ishte paraparë që puna të vazhdonte nga ora 16:00.
Me vendim të KQZ-së, për shkak të Vitit të Ri, numërimi u ndërpre në orën 12:00 të 31 dhjetorit 2025.
Numërimi do të vazhdojë në 11 komuna: Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj dhe Suharekë, derisa në të tjerat ka përfunduar.






