Në Qendrat e Numërimit, procesi i numërimit të votave me postë po shkon drejt fundit.
Aktualisht, sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë numëruar 74. 91 për qind e votave e ku po prin Lëvizja Vetëvendosje me 72.39% ose 14 098 vota
E dyta renditet, Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ka arritur t’i marrë 10.57% ose 2 058 vota
Kurse, në vendin e tretë Partia Demokratike e Kosovës me 8.24 % ose 1 605 vota, si dhe pozitën e katërt e ka Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 4.67% 909 vota.





