Numri i të vdekurëve nga një rrëshqitje dheu në veri të Papua Guniesë së Re shkoi të dielën në mbi 670.
Kështu njoftuan autoritetet lokale të cilat ndër të tjera bënë të ditur se nga rrëshqitja në ishullin jugperëndimor të Paqësorit u rrafshua tërësisht fshati malor Kaokalam në provincën Enga.
Ignas Nembo, zyrtar i marrëdhënieve me publikun nga rrethi Porgera, tha se të afërmit po përpiqeshin ende të gjenin të dashurit nën baltën dhe mbeturinat në fshatin Yambali.
“Shtëpi, autobusë, automjete, hotele, rreth 50 dyqane- të gjitha janë zhdukur. Ne po i bëjmë thirrje organizatave ndërkombëtare që t’i zhvendosë të mbijetuarit në një zonë tjetër sepse kjo zonë është me rrezik të lartë”, ka thënë ky zyrtar, raporton AP
Shtetet e Bashkuara dhe Australia, një fqinj i afërt dhe ofruesi më bujar i ndihmës së huaj të Papua Guinesë së Re, janë ndër qeveritë që kanë deklaruar publikisht gatishmërinë e tyre për të bërë më shumë për të ndihmuar ekipet emergjente në rajon.
Rrëshqitja e cila nisi të premten ka lënë edhe mbeturina të shumta të cilat e kanë ndërprerë qarkullimin rrugor dhe po e vështirësojnë dërgimin e ndihmave.
Mënyra e vetme për të shkuar në atë zonë është përmes helikopterit.
Ndryshe, Papua Guinea e Re është kombi më i popullarizuar i Paqësorit Jugor pas Australisë, me 10 milionë banorë.
Ndodhet në gjysmën lindore të ishullit të Guinesë së Re dhe ndodhet në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, harkun sizmik rreth Oqeanit Paqësor, ku ndodh pjesa më e madhe e tërmeteve dhe aktivitetit vullkanik.
Në mars Guinea e Re u godit nga një tërmet i fuqishëm me 6.9 ballë të shkallës Rihter.