6 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Mbi 60 mijë tifozë pritet të jenë të pranishëm për ndeshjen Hungari – Kosovë

- Advertisement -

“Ferenc Puskas Arena” pritet të jetë i mbushur për ndeshjen miqësore Hungari – Kosovë, që do të luhet më 26 mars me fillim nga ora 19:00.

Kapaciteti i këtij stadiumi që mban emrin e legjendes hungareze të futbollit është 67 mijë e 215.

Sipas mediave atje, biletat për këtë ndeshje pothuajse janë shitur, kështu që mbi 60 mijë tifozë pritet ta shohin ndeshjen nga afër, transmeton Klankosova.tv

Kjo do të jetë ndeshja e dytë miqësore për ”Dardanët” gjatë muajit mars.

Të premten, skuadra e drejtuar nga Franco Foda, fitoi ndaj Armenisë, me rezultat 1:0.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit