18.8 C
New York
Saturday, September 21, 2024

Buy now

Mbi 60 eurodeputetë kërkojnë që BE-ja t’ia heqë Hungarisë të drejtat e votës

- Advertisement -

Një grup prej 63 deputetësh të Parlamentit Evropian kanë kërkuar që Bashkimi Evropian t’ia heqë Hungarisë të drejtat e votës në bllok, si kundërpërgjigje ndaj vizitave të fundit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, në Moskë dhe Pekin.

Orbani u takua javën e kaluar me kandidatin për president të ShBA-së, Donald Trump, ndërsa më herët kishte udhëtuar në Ukrainës, pastaj në Rusi për t’u takuar me presidentin Vladimir Putin në Moskë dhe në Kinë për t’u takuar me presidentin kinez, Xi Jinping, në atë që e ka quajtur “mision të paqes” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, raporton agjencia “Reuters”.

Hungaria e mori presidencën e përkohshme të BE-së në fillim të këtij muaji dhe është përgjegjëse për organizimin e takimeve të vendeve të BE-së deri më 31 dhjetor.

“Kryeministri Orban tashmë ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm përmes shfrytëzimit dhe abuzimit të rolit të Presidencës së Këshillit” – thuhet në letrën e 63 deputetëve të Parlamentit Evropian.

Deputetët evropianë thanë se Orbani qëllimisht kishte lënë të kuptohej se po vepronte në emër të tërë BE-së, edhe pse nuk e kishte autoritetin për ta bërë këtë.

“Kjo kërkon veprime të vërteta, si pezullimi i të drejtave të Hungarisë për votë në Këshill, pasi praktika ka dëshmuar se vetëm dënimet verbale të kësaj situate nuk kanë efekt” – thuhet më tej në letër.

Zëdhënës të përfaqësimit të Hungarisë në BE nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment rreth kësaj letre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit