-0.1 C
New York
Sunday, December 28, 2025

Buy now

Mbi 6 mijë zyrtarë policorë në ndërrime 12 orësh, Kelani: Deri në ora 17:00 u hapën 4 raste të shkeljeve, u trajtuan 28 informata

- Advertisement -

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka deklaruar se në të gjithë nivelin e vendit në funksion të ditës “Z”, apo Ditës së Zgjedhjeve kanë qenë gjithsej mbi 6 mijë zyrtarë policorë.

Kelani deklaroi se në përgjithësi dita e zgjedhjeve ka qenë e qetë, përfshirë këtu edhe veriun e vendit.

Po ashtu u theksua se zyrtarët policorë kanë filluar punën në ora 03:00 , duke vazhduar në orare 12 orëshe, raporton lajmi.net.

Ai në Klan deklaroi se në përgjithësi kjo ditë ka qenë e qetë.

“Nëse flasim për sot sipas aspekti të sigurisë, deri në këtë fazë e cilësojmë si proces të qetë pasi s’ka pasur ndonjë rast konkret që ka cenuar apo penguar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Deri në ora 17:00, janë hapur katër raste dhe një rast që është hapur ditën e djeshme në veri të Mitrovicës cenim i fshehtësisë së votimit, apo i përcaktimit të lirë të votuesve. Dy raste kanë qenë në Gjilan, në Ranillug dhe në Zhegër e një rast në Drenas.Kurse rasti i katër për sot ka qenë një rast në Prizren asgjësim i dokumente”, deklaroi Kelani.

Ai po ashtu tha se rastet penale të cilat janë iniciuar me prokurorët bashkë.

“Kurse kemi trajtuar diku rreth 28 informata, ku prej tyre janë hapur vetëm tri shënime zyrtare. Procesi në aspektin e sigurisë ka shkuar qetë dhe mjaftë mirë”.

Të ngjashme

Të fundit