11.1 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Mbi 6 mijë qytetarë i konvertuan patentë shoferët ilegal në RKS, Elshani: Nga e hëna fillojmë me gjobitje

- Advertisement -

Përfundon sot afati i aplikimit të qytetarëve për konvertimin e patentë shoferëve nga ato ilegale në ato të Republikës së Kosovës.

Këtë e bëri të ditur, për Ekonomia Online, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka deklaruar se i kanë konvertuar 6 mijë e 509 qytetarë.

Po ashtu, Elshani ka dhënë detaje për statistikat e konvertimit të patentë shoferëve nëpër komuna.

Tutje, në komunën e Leposaviqit 2 mijë e 18 qytetarë i kanë konvertuar patentë shoferët. Në Mitrovicën e Veriu janë konvertuar 1 mijë e 576 patentë shoferë.

Kurse, në Zubin Potok janë konvertuar 961 patentë shoferë, kurse në Zveçan patentë shoferin e kanë konvertuar 1 mijë e 177 qytetarë.

Pas përfundimit të këtij procesi, Elshani ka deklaruar se nga dita e hënë do të vazhdohet me gjobitje, të cilat sipas tij do të jenë në vlerë nga 500 deri në 1500 euro.

“Deri sot janë konvertuar 6 mijë e 509 patentë shoferë. Ka afat edhe nesër deri në orën 16:00. Pastaj, është fundjavë dhe do të vazhdojmë me vetëdijësim të qytetarëve, në rast se hasim në patent shofer paralel, e të cilat janë jo ekzistuese për ne. Nga e hëna në ora 8:00 çdo gjë do të funksionojë si në jug. ”, ka thënë ai

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit