Përgjegjësia kryesore e institucionit që udhëheq është rregullimi i aktiviteteve të ofruesve të shërbimeve të ujit në vend.
Kësisoj, në zyret e Autoritetit Rregullator të Shërbimeve të Ujit, sipas drejtoreshës Hajrije Morina, numri i ankesave nga konsumatorët është dyfishuar.
Një prej ankesave që u trajtua nga ky institucion qe ai i familjes Gjinovci.
Me borxhin i cili figuron për muajin shkurt të 2024-ës, në vlerë prej 2569 euro, nëna e Diana Gjinovcit, nisi ankesë në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësitë, por meqenëse kjo instancë refuzoi atë, Gjinovci u ankua në Autoritetin Rregullator të Shërbimeve të Ujit.
Sipas vendimit të kësaj të fundit, u aprovua pjesërisht ankesa e Zoja Gjinovcit, nënës së Dianës dhe borxhi prej 547 euro u hoq.
Por për shumën tjetër të faturës prej 2569 eurosh, sipas vendimit u konstatua një shpenzim i konsiderueshëm i ujit që është në përputhje me të dhënat nga leximi i ujëmatësit në datat 27 shkurt 2024 dhe 25 prill 2024. Kjo sipas tyre, lë të kuptohet për rrjedhje të mundshme të brendshme ose përdorim të shtuar të ujit për të cilat sipas rregullativës në fuqi përgjegjës është vetë konsumatori.
Drejtoresha Morina, ndër të tjerash, për Kiks Kosovën tregon dhe përgjegjësitë e tjera që janë nën kompetenca të institucionit që ajo drejton.
Sipas Hajrije Morinës, ndonëse është rritur numri i ankesave të konsumatorëve, betejë për ta vazhdojnë të mbeten kapacitetet njerëzore dhe pamundësia që të trajtohen të gjitha ankesat brenda afateve ligjore.






