0.7 C
New York
Sunday, February 9, 2025

Buy now

Mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer donacion nga ShBA-të pritet të arrijnë në Kosovë

- Advertisement -

Një kontingjent tjetër i vaksinave kundër koronavirusit pritet të arrijë së shpejti në Kosovë.

Bëhet fjalë për mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer. Lajmin ka konfirmuar, Drin Podrimqaku, këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

“Ditët në vijim do të arrijnë 515,970  doza të vaksinës Pfizer”, ka thënë Podrimqaku, duke mos përmendur datën e saktë për shkak se siç tha ai mund të ketë vonesa shkaku i transportit.

Ai ka bërë të ditur se këto vaksina janë donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Janë donacion i ShBA-ve përmes mekanizmit të COVAX”, u shpreh Podrimqaku për Telegrafin.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë në gusht të vitit 2021 kishin pranuar 35 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19, pjesë e donacionit të SHBA-ve për Kosovën.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kishte thënë se këto doza e sjellin 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të Kosovës për vaksinimin.

“Sot SHBA dhuroi kontingjentin e parë nga 500,000 doza Pfizer për Kosovën, duke e sjellë atë 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të saj të vaksinimit. E dhënë përmes COVAX, kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura midis njerëzve tanë. Së bashku mund ta mposhtim COVID-19”, kishte shkruar Blinken.

Kujtojmë se mars të vitit të kaluar, presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani i ishte drejtuar presidentit amerikan Joe Biden me kërkesën që ta ndihmojë Kosovën në sigurimin e vaksinave.

Më shumë se 1.7 milion doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vaksinimi mbetet mënyra më praktike dhe më efektive për t’u ballafaquar edhe më tej me pandeminë.

“Vaksinimi kundër COVID-19 mund të ulë rrezikun nga infektimi dhe përhapja e virusit që e shkakton COVID-19. Vaksinat, gjithashtu, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes”, thuhej në njoftimin e MSh-së.

Vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 2,407 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Deri më sot 807.900 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 87.965 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit