2.6 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Mbi 50 përqind e komponentëve të Pixel 7 Pro janë prodhuar nga Samsung

- Advertisement -

Nuk përbën aspak sekreti fakti se Google bashkëpunoi me Samsung për të zhvilluar procesorin Tensor G2 që është në zemër të Pixel 7 dhe 7 Pro por sipas një raporti gjiganti Korean është përfshirë më shumë sesa mendonim në smartfonin flagship të kompanisë.

Statistikat tregojnë se mbi 50 përqind e komponentëve të Pixel 7 Pro vinë nga Samsung.

Një Pixel 7 Pro me 128GB memorie i kushton Google 413 dollarë për tu prodhuar sipas Counterpoint Research. Kur flagshipi debutoi, shitej për 899 dollarë dhe që atëherë ka parë disa reduktime çmimesh.

Tensor G2, që është në Pixel 7 dhe 7 Pro mendohet se i kushton Google 10 dollarë për tu prodhuar. Së bashku me bashkë-procesorin M2, çipet kushtojnë sa 7 përqind e kostove të materialeve të Pixel 7 Pro.

Samsung ofron 51 përqind të komponentëve të gjenden në smartfon përfshirë ekranin 6.7-inç OLED me frekuencë të lartë rifreskimi që kushton sa 20 përqind e kostos së prodhimit prej 413 dollarë.

Samsung është gjithashtu furnizuesi ekskluziv me ekrane të Pixel 7 Pro.

Për Pixel 8 dhe 8 Pro thuhet se janë në zhvillim nga Google dhe çipi Tensor G3 do të prodhohet nga Samsung bazuar në procesin 3-nanometër GAA. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit