18.5 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Mbi 450 të vrarë e mbi 600 të plagosur në Iran, sipas organizatës për të drejtat e njeriut

- Advertisement -

Organizata jo-fitimprurëse Human Rights Activists in Iran (HRANA) ka ndjekur viktimat që nga fillimi i bombardimeve të Izraelit në Iran.

Sipas HRANA-s, BBC raporton se janë vrarë 224 civilë, ndërsa janë plagosur 188.

Po ashtu, organizata thotë se janë vrarë edhe 109 anëtarë të forcave ushtarake dhe 123 janë plagosur. Bëhet e ditur edhe për 119 persona të vrarë dhe 335 të plagosur që ende nuk janë identifikuar.

Nisur nga këto të dhëna, numri total i viktimave të raportuara nga HRANA është 452 të vrarë dhe 646 të plagosur.

Sipas BBC-së, mediat shtetëore iraniane deri tani nuk kanë dhënë detaje për numrin e vdekjeve, duke publikuar shumë pak shifra zyrtare nga qeveria.

Të ngjashme

Të fundit