Kryeministri Edi Rama këtë të dielë e ka nisur me një postim në lidhje me numrin e bebeve që kanë përfituar bonusin gjatë vitit që lamë pas.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook bën me dije se gjatë vitit 2021 kanë lindur 43 581 fëmijë, të cilët kanë sjellë në familjet e tyre edhe bonusin e bebes.
Ndër të tjera ai thekson se edhe këtë vit garantohet bonusi i bebes për çdo fëmijë që vjen në jetë, në Shqipëri apo jashtë, që regjistrohet në vendin amë.