6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Mbi 40 persona të arrestuar e një i plagosur, pse kosovarët gjuajnë me armë nëpër dasma?

- Advertisement -

Vetëm në muajin korrik, 42 persona u arrestuan për përdorim të armës së zjarrit gjatë ahengjeve, kurse një person u plagos nga shkrepja e armës. Për këtë jurist, Anton Nrecaj kërkon që të shqiptohen dënime më të ashpra nga gjykatësit. Kurse sipas sociologut, Genc Xërxa,  kjo është një traditë primitive  cila haset edhe në vendet e Lindjes e ato Ballkanike.

Sa herë që kërcet daullja e tupani, në dasmat në Kosovë nuk mungojnë as shkrepjet e armëve.

Vetëm në muajin korrik, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë arrestuar 42 persona për përdorimin e armëve gjatë ahengjeve familjare.

E kishte raste ku nga gjuajtja e armës në shenjë gëzimi, dikujt iu kthye në hidhërim.

“Gjatë muajit Korrik 2024 lidhur me incidentet e të shtënave me armë në ahengje, Policia e Kosovës ka pranuar 53 raportime nga qytetarët, ka hapur 55 raste, ka konfiskuar 46 armë, ka konfiskuar 472 municione, ka arrestuar 42 persona dhe raporton se 1 person është plagosur. Bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri”, thuhet nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Për këtë, juristi, Anton Nrecaj thotë se dënimet e shqiptuara nga gjykatësit për rastet e përdorimit të armëve në ahengje janë të ulëta.

“Kodi Penal i Republikës së Kosovës, përdorimin e armëve të zjarrit e parasheh me dënime të ashpra. Por nga ana tjetër e kemi zbatimin në praktik të situatave të tilla, që fatkeqësisht rezultojnë me dënime me gjobë, edhe pse me kodin penal parashihet edhe dënimi me burgim, e në situata të tilla nuk kemi shqiptimin e dënimeve maksimale”, thotë Nrecaj.

Sociologu, Genc Xërxa tregon zanafillën e kësaj tradite tek shqiptarët.

“Festimi me armë mendohet që vjen si bartje e kulturave të ndryshme lindore, pra nuk e bëjnë vetëm shqiptarët por e bëjnë sllavet e bëjnë edhe një pjesë e madhe e Ballkanit, sidomos asaj Lindjes së Mesme, pra është një tradite e importuar e cila mendoj që është mjaftë barbar mjaftë primitiv sidomos në ditët e sotëm të cilat po pasojnë edhe me pasoja të ndryshme dhe lëndime në njerëz”, tha sociologu.

Në fillim të muajit korrik, Ministria e Punëve të Brendshme, ka bërë lansimin e fushatës ndërgjegjësuese kundër të shtënave nëpër festa me sloganin “Festo me zemër, jo me armë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit