Përfaqësuesja e një banke komerciale në Prishtinë ka raportuar në polici se klientët e bankës kanë deponuar nga marsi i vitit të kaluar deri më sot bankënota dhe monedha metalike që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Policia thekson në raportin e saj se vlera e përgjithshme e këtyre mjeteve monetare arrin në 4558 euro.
“Të njëjtat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme, ndërsa lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori”, thuhet në njoftim,






