Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve edhe sot po vazhdon procesi i numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike, i zhvilluar më 8 shkurt 2025.
Gjatë këtij procesi 311 zarfe janë shpallur të pavlefshme, pasi që në këto zarfe janë vendosur më shumë se një fletvotim.
Ndryshje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se numërimi i votave të diasporës nga votimi fizik në përfaqësitë diplomatike pritet të përfundojë sot gjatë ditës për të vazhduar më pas me numërimin e votave me postë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se deri më tani nuk ka pasur ndonjë problem gjatë procesit të numërimit të këtyre votave.