Banorët e Prishtinës po vazhdojnë të ndihen të tmerruar nga prezenca e pakontrolluar e qenve endacakë në çdo rrugë e lagje.
“Vrojtuesit e lagjës” mbrëmë kanë publikuar një video ku një grup prej më shumë se 20 qenë shihen së bashku në rrugët e Prishtinës.
Sulmet nga qentë endacakë janë bërë realitet i përditshëm për qytetarët e Prishtinës.