Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi pritjet në pikat kufitare.
Pritjet për të dalë nga Kosova në pikëkalimin Merdar arrijnë deri në 130 minuta.
Sipas të dhënave të fundit të orës 14:56, në Jarinjë pritjet janë rreth 120 minuta, te Dheu i Bardhë 45 minuta dhe në Bërnjak deri në 40 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, si Vërmicë, Hani i Elezit dhe Kullë, qarkullimi po zhvillohet normalisht, ndërsa pritjet në hyrje dhe dalje janë minimale, nga 3 deri në 5 minuta.






