-0.3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Mbi 2 milionë euro vlera e rrymës së paguar në Veri, Elektroseveri ende me probleme

- Advertisement -

Ani pse mbi të valon flamuri serb, Elektrosever i përgjigjet vetëm institucioneve të Kosovës, të paktën në letër.

E njëjta informon organet kompetente për çdo veprim lidhur me energjinë elektrike në veri të Kosovës.

Megjithatë, kompania serbe ka probleme në shtrirjen e rrjetit të saj në veri, meqë shpesh punëtorët e saj pengohen nga qytetarët.

Këtë e konfirmojnë edhe përfaqësuesit politikë në këtë zonë.

“Po ka, si duket edhe vet kompania Elektrosever nuk është e gatshme ose nuk ka staf të mjaftueshëm për ta shtrirë të gjithë rrjetin në veri, besoj që institucionet tona edhe ato lokale edhe ato qendrore janë duke e mbështetur ose duke i dhënë presion kësaj kompanie”, ka thënë Betim Osmani, Inciativa qytetare “ Mitrovica”.

Kurse zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Skënder Sadiku thotë se Elektrosever duhet përveç serbëve duhet të punësojë edhe punëtorë të nacionaliteteve të tjera.

“Po lindin tash probleme teknike, kompania server është nevojë që të punësojë edhe punëtor të komuniteteve tjera, këtu mendoj dhe shpresoj që edhe përmes institucioneve por edhe vet kompania Elektrosever edhe që të ketë edhe punëtor edhe të komunitetit pakicë  shqiptarë”, ka thënë Skënder Sadiku, Zv.kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore.

Lidhur me këto probleme kjo kompani përsëri gjeti një arsyetim për të mos u deklaruar.

“Elektrosever edhe një herë nuk pranuan të flasin lidhur me këto probleme, arsyetimi i tyre kësaj radhe ishte që zyrtarja për media nuk është momentalisht në vendin e saj të punës”.

Sidoqoftë, Elektrosever i dërgon raport mujor Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

E kjo e fundit në një përgjigje për televizionin Dukagjini tregoi se sa u shpenzua rrymë në veri të vendi, e sa prej shpenzimeve u paguan nga banorët.

“Për periudhën janar- tetor të  vitit 2024, në veri  të Kosovës, energjia e faturuar tek konsumatorët  është 131,679,023 kwh. Shuma e përgjithshme që është paguar nga konsumatorët  për këtë energji është 2,172,928.22€.”- Zyra e Rregullatorit të Energjisë

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosovës (KOSTT) kishte njoftuar se nga 1 janari i vitit 2024, në katër komunat në veri të Kosovës ka nisur të regjistrohet energjia elektrike e shpenzuar. /Dukagjini/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit