Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 2021 gjoba trafiku.
Në raport bëhet e ditur edhe se, janë arrestuar 17 persona, ku 9 janë dërguar në mbajtje.
Pos këtyre, bëhet e ditur edhe se gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur 22 aksidente me dëme materiale, dhe 19 me të lënduar.






