Në shkollën “Haziz Sylejmani” në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicën e veriu, qytetarë kanë mundur të votojnë nga ora 07:00.
Sipas menaxherit të qendrës, në këtë qendër të votimit nuk ka pas asnjë votues deri më tani.
Edhe në vend votimin në kontejner në rrugën “7 shtatori”, votimi ka nis me kohë.
Në Mitrovicën Veriore të drejt vite kanë 18 118 votues, me gjithsej pesë qendra të votimeve.
Nëpër qytet për sigurinë e qytetarëve janë parë forcat e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.