Sipas Shërbimit Korrektues, aktualisht në institucionet e tij mbahen gjithsej 1 758 të burgosur, ndërsa kapaciteti i përgjithshëm i institucioneve korrektuese është rreth 2 560 shtretër, duke lënë rreth 800 vende të lira.
Njoftimi thekson se pretendimet për mungesë kapacitetesh nuk qëndrojnë, dhe institucionet kanë hapësira të mjaftueshme për pranimin e rasteve të reja. Po ashtu, Shërbimi Korrektues dhe Policia e Kosovës kanë marrëveshje mirëkuptimi për bashkëpunim, që mund të përfshijë përdorimin e përkohshëm të objekteve të njëra-tjetrës, sipas nevojës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka kapacitete 𝘁𝗲̈ 𝗹𝗶𝗿𝗮 𝗿𝗿𝗲𝘁𝗵 𝟴𝟬𝟬 𝘀𝗵𝘁𝗿𝗲𝘁𝗲̈𝗿, prandaj pretendimet për mungesë kapacitetesh nuk qëndrojnë. Institucionet korrektuese kanë hapësira të mjaftueshme për pranimin e rasteve të reja. Ky njoftim bëhet me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik dhe parandalimit të keqinformimit. Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Policia e Republikës së Kosovës kanë marrëveshje mirëkuptimi për bashkëveprim institucional, në kuadër të së cilës, varësisht nga situatat e krijuara, mund të shfrytëzohen përkohësisht objektet e njëra-tjetrës”, thuhet në njoftim.
Njoftimi vjen pas raportimeve se në kuadër të hetimeve, mbi 100 zyrtarë të angazhuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit janë ftuar për intervistim, ndërsa gjatë ditës pritet të ketë edhe persona të ndaluar.






