21.5 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Mbi 10 mijë persona u vaksinuan kundër gripi sezonal

- Advertisement -

Gripi sezonal ka prekur qindra persona në Kosovë. Vetëm në tetor, nga ky grip dyshohet se ishin mbi 2 mijë qytetar të prekur. Derisa interesimi për ta marrë vaksinën kundër gripi sezonal mbetet i lartë, mbi 10 mijë qytetarë në Prishtinë e morën këtë vaksinë.

Nazif Rexha nga fshati Barilevë, të mërkurën erdhi në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, për të marrë vaksinën kundër gripit sezonal.

Për 83 vjeçarin nuk është hera e parë që e merr këtë vaksinë.

Vaksinën e kishte marrë edhe një jetër i moshuar, Rasim Plakiqi.

Sikurse Plakiqi e Rexha, vaksinën kundër gripit sezonal e morën edhe 10 mijë të moshuar të tjerë.

Ndërsa, kryeshefi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar, Valdet Hashani, ka treguar numrin e personave të cilët dyshohet se ishin të prekur nga gripi sezonal.

Hashani mes tjerash ka treguar simptomat e gripit si edhe çka e dallon nga ftohja.

Sugjerohet që pacientët të cilët kanë simptoma të gripit sezonal, të konsumojnë, lëngje, çaja, pemë e perime, në mënyrë që të ngrisin imunitetin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit