26.2 C
New York
Saturday, July 19, 2025

Buy now

Mbeumo do të transferohet te Man Utd

- Advertisement -

Manchester United ka arritur marrëveshjen për të transferuar sulmuesin Bryan Mbeumo nga Brentford.

Sipas “TheAthletic”, dy klubet kanë dhënë dritën jeshile për një marrëveshje me vlerë rreth 81 milionë euro.

Kontrata me lojtarin ishte arritur prej javësh, pasi Mbeumo kishte bërë të qartë se dëshironte vetëm kalimin te Djajtë e Kuq.

Pas Matheus Cunha, që u zyrtarizua pak ditë më parë, Mbeumo bëhet përforcimi i radhës i Manchester United.

Mbeumo pritet të prezantohet zyrtarisht gjatë ditëve në vijim

Të ngjashme

Të fundit